Ylli i atletikës shqiptare shkon në finalen e Botërorit

August 23, 2023
1 minut lexim

Luiza Gega vazhdon të nderojë ngjyrat e flamurit kuqezi, teksa këtë radhë, ka siguruar praninë në finalen e Kampionatit Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Budapest.

Një finale e fituar me një paraqitje të shkëlqyer, duke lënë pas problemet muskulore që e kishin shqetësuar gjatë këtyre ditëve.

Gega ka qenë pjesë e baterisë së tretë kualifikuese të garës së 3000 metrave me pengesa, ajo që është kthyer në specialitetin e saj. Një bateri ku kanë qenë disa prej pretendenteve për medalje në këtë aktivitet dhe hapin e të cilave ajo e mbajti deri në finish, duke dhuruar kohën 9.17.71.

Kjo ishte koha e tretë më e shpejtë në baterinë e saj, që rezultoi të ishte e treta më e shpejtë e të gjitha kualifikueseve, me Gegën e cila e mbylli vetëm 1 sekondë pas kenianes Çepkoeç dhe etiopianes Uondemagen. Finalja e garës së 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet të dielën, më 27 gusht.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Skuadra bjelloruse paralajmëron ndeshjen në “Fadil Vokrri!”

Story i radhës

Video/ Helikopterët e policisë kanë hedhur mbi 45 tonë ujë, lokalizohet zjarri në komunën Krivogashtan dhe Saraj

Të fundit nga

​Tare e nis fuqishëm punën e tij te Milani

Milani ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të vazhdojë udhëtimin e tyre me Sergio Conceicao pas vetëm gjashtë muajsh, pasi Max Allegri nënshkroi një kontratë me ‘rossonerët’, transmeton KosovaPress.. Conceicao kishte marrë
sqmken
ShkoLartë