yll limani sonte mban koncert ne shkup pritet spektakel ne stadiumin e arm se 6a59e40e7bb91

Yll Limani sonte mban koncert në Shkup, pritet spektakël në Stadiumin e ARM-së

July 17, 2026
1 minut lexim
Screenshot 1 45

Shkupi sonte do të jetë mikpritës i një prej koncerteve më të mëdha të kësaj vere, ku këngëtari i njohur shqiptar Yll Limani do të performojë në Stadiumin e ARM-së në kuadër të turneut të tij ndërkombëtar.

Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë live hitet më të njohura të artistit, por edhe këngë nga albumi i tij më i ri, “Thirrëm Sot Ose Nesër”.

lg.php?bannerid=1101&campaignid=381&zoneid=31&loc=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2Fyll limani sonte mban koncert ne shkup pritet spektakel ne stadiumin e arm se%2F&referer=https%3A%2F%2Ftv21

Dyert e stadiumit do të hapen në ora 19:00, ndërsa koncerti do të nisë me performancën e këngëtarit Florent Abrashi, i cili do të ngjitet në skenë para Yll Limanit. Ndërkohë, është raportuar se mysafir special mund të jetë Bertan Asllani, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

 

lg.php?bannerid=1249&campaignid=468&zoneid=31&loc=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2Fyll limani sonte mban koncert ne shkup pritet spektakel ne stadiumin e arm se%2F&referer=https%3A%2F%2Ftv21

Përmes një njoftimi drejtuar fansave, Yll Limani ka bërë të ditur se ekipi i tij ka punuar intensivisht për të sjellë një spektakël të paharrueshëm.

“Fokusi është te shfaqja, t’ju garantojmë juve që keni blerë bileta net me muzikë, emocion, lot dhe gëzim”, ka shkruar artisti.

lg.php?bannerid=1192&campaignid=47&zoneid=31&loc=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2Fyll limani sonte mban koncert ne shkup pritet spektakel ne stadiumin e arm se%2F&referer=https%3A%2F%2Ftv21

Biletat vazhdojnë të jenë në shitje online përmes avalonbooking.mk dhe karti.com.mk, si dhe në pikat e shitjes së karti.com.mk në mbarë vendin.

Çmimet e biletave janë:

  • Regular – 1.500 denarë
  • Fan Pit – 2.500 denarë (vetëm 400 bileta)
  • VIP – 4.990 denarë

Kujtojmë se Yll Limani mbajti një koncert të suksesshëm edhe verën e kaluar në Shkup, ndërsa edhe këtë vit pritet pjesëmarrje e madhe e fansave nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhunohet efektivi i policise ne sarande u sulmua nga disa persona kontrolle ne banesa dhe lokale per kapjen e autoreve 6a59e01d5c1a0
Lajmi i mëparshëm

Dhunohet efektivi i policisë në Sarandë, u sulmua nga disa persona! Kontrolle në banesa dhe lokale për kapjen e autorëve

Të fundit nga

​Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet ndaj aeroplanëve që fluturuan nga Aeroporti i Prishtinës të hënën në mbrëmje. Policia nuk ka dhënë detaje për mënyrën e pengimit të aeroplanëve,
ShkoLartë