dhunohet efektivi i policise ne sarande u sulmua nga disa persona kontrolle ne banesa dhe lokale per kapjen e autoreve 6a59e01d5c1a0

Dhunohet efektivi i policisë në Sarandë, u sulmua nga disa persona! Kontrolle në banesa dhe lokale për kapjen e autorëve

July 17, 2026
1 minut lexim

Një oficer policie është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit, ku Mihal Velço, me detyrë oficer krimesh pranë Komisariatit të Policisë Sarandë është dhunuar nga disa persona.

Oficeri ka qenë duke lëvizur me motor, kur fillimisht është fyer dhe më pas është kanosur nga një grup personash. Pas kësaj, ai ka ndaluar mjetin dhe është konfliktuar fizikisht me ta.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Megjithatë, të dhënat e para tregojnë se dyshohet për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të organizuar ndaj efektivit të policisë.

Menjëherë pas incidentit, forca të shumta policie ushtruan kontrolle në banesa, lokale dhe ambiente të tjera, ndërsa disa persona janë shoqëruar në komisariat dhe janë marrë në pyetje.

Deri më tani nuk ka informacion për identifikimin apo arrestimin e autorëve të dyshuar. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

irani godet objektivat amerikane ne rajon pas sulmeve te shba shenjestron edhe nje qender komande ne siri 6a59df85b4631
Lajmi i mëparshëm

Irani godet objektivat amerikane në rajon pas sulmeve të SHBA, shënjestron edhe një qendër komande në Siri

yll limani sonte mban koncert ne shkup pritet spektakel ne stadiumin e arm se 6a59e40e7bb91
Lajmi i radhës

Yll Limani sonte mban koncert në Shkup, pritet spektakël në Stadiumin e ARM-së

Të fundit nga

​Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet ndaj aeroplanëve që fluturuan nga Aeroporti i Prishtinës të hënën në mbrëmje. Policia nuk ka dhënë detaje për mënyrën e pengimit të aeroplanëve,
ShkoLartë