mbahet ne paraburgim ne serbi behet apel per ndihme per osman selmanin 6a59fa9709267

Mbahet në paraburgim në Serbi, bëhet apel për ndihmë për Osman Selmanin

July 17, 2026
1 minut lexim

Shtetasi kosovar, Osman Selmani, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare Mutivodë kishte qenë duke u kthyer nga Medvegja në Prishtinë.

Familjarë dhe miq të Osmanit kanë bërë apel për ndihmë teksa potencojnë se akuzat ndaj Selmanit për krime lufte janë të pabazuara pasi ‘gjatë periudhës prill–qershor 1999, kur pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet për të cilat akuzohet, ai ishte refugjat në Kampin e Refugjatëve në Çegran Gostivar’.

“Sipas të gjitha informacioneve që disponojmë, gjatë periudhës prill–qershor 1999, kur pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet për të cilat akuzohet, Osman Selmani ishte refugjat në Kampin e Refugjatëve në Çegran Gostivar”, shkruhet në apel.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë në Serbi i ka caktuar Selmanit masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi ai u arrestua më 1 korrik në pikëkalimin kufitar të Mutivodës, nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

yll limani sonte mban koncert ne shkup pritet spektakel ne stadiumin e arm se 6a59e40e7bb91
Lajmi i mëparshëm

Yll Limani sonte mban koncert në Shkup, pritet spektakël në Stadiumin e ARM-së

pervelohet shqiperia temperaturat arrijne deri ne 42 grade celsius 6a59fb0f9fe78
Lajmi i radhës

Përvëlohet Shqipëria, temperaturat arrijnë deri në 42 gradë Celsius

Të fundit nga

ShkoLartë