Ylber Sela: Sot mē e rëndësishmja është dakordimi i z. Kurti me UE-në dhe SHBA-në

Shkruan: Ylber Sela
E kam thënë edhe me herët se sa vështirë ishte dakordimi për planin evropian por trefish do jetë vështirë zbatimi i këtij plani. Kosova në këtë fazë pas asaj që Kurti i ka thënë po në Bruksel, duhet ta ketë vëmendjen kryesore te plani për zbatim. Kryeministri i Kosovës do të duhet ta ketë vëmendjen kryesore që të shoh sesi këto nene të kësaj marrëveshje ta kenë një plan të zbatimit i cili mbron interesat e Republikës së Kosovës. Nuk duhet të lejohet kurthi i Serbisë zgjatja e kompromisit sepse status quo-ja e finalizimit dhe zbatimit të Marrëveshjes shkon në dëm të Kosovës. Kosova ka humbur shumë në këto 5 vitet e fundit në politikën e jashtme. Nëse ndodh sot dhe nesër dakordimi për zbatim të marrëveshjes atëher në shikim afatshkurtër do ketë humbës por afatgjatë do kemi fitues. Nëse nuk ndodh dakordimi atëher jemi brenda kurthit të stërgjatjes dhe kjo shkon në dëm të Kosovës. Pala serbe nuk do dakordohet asnjëherë sepse kështu ka treguar e kaluara por sot mē e rëndësishmja është dakordimi i z. Kurti me UE-në dhe SHBA-në. Shumë elemente do jenë të rëndësishëm gjatë zbatimit të marrëveshjes. Njohja nga Serbia nuk do vij kurrë por kompromisi duhet jetë fitimi i ulëses në OKB.
Ohri sot ka diell dhe po fryn edhe një erë e ftohtë e ngadaltë. Shpresojmë që dielli të perëndoj drejt Amerikës dhe Unionit Evropian.
Fotot e mëposhtme tregojnë një realitet të ri se ku ishim më herët e ku jemi sot. Sot fati i shqiptarëve mvaret nga vetë shqiptarët.
Ohër, 18.3.2023

Story i mëparshëm

Kamberi nuk pret që sot të arrihet marrëveshje në Ohër

Story i radhës

Putin: Gjobë dhe burg për përhapje të lajmeve të rreme për këdo, përfshirë mercenarët e Wagner!

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez