Ylber Ramadani mund të transferohet te Napoli në këtë merkato dimri.
Trajneri Antonio Conte është në kërkim të një mesfushori dhe drejtuesit kanë “piketuar” mesfushorin e Shqipërisë.
Sipas “Solo Lecce”, Napoli po tenton transferimin e Ramadanit, duke përfituar nga momenti jo i mirë i lojtarit me trajnerin e ri te Lecce, Marco Giampaolo.
Për 27-vjeçarin duhen të paktën 3 milionë euro, një shifër që nuk pritet të jetë problem për një klub që pretendon për titullin kampion në Serie A.
Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Ramadanit, i cili në rast se transferohet te Napoli, do të bënte një hap të madh në karrierën e tij.
Burimi: botasot.info