Ylber Ramadani me Leccen befasojnë Fiorentinën në Firencë 

Futbollisti nga Kosova, Ylber Ramadani, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, me skuadrën e tij, Lecce, befasojnë në Firencë Fiorentinën.

Lecce ka barazuar me rezultat 2:2 me Fiorentinën, në takimin e javës së dytë në Serie A.

Ramadani është paraqitur titullar duke treguar lojë shumë të mirë.

Për Fiorentinën shënuan Gonzalez (3′), Duncan (25′) dhe për Leccen realizuan Rafia (49′) e Krstoviq (76′).   

Fiorentina renditet në vend të tretë me 4 pikës sa ka edhe Lecce dy pozita më poshtë.

Si Fiorentina si Lecce nuk kanë pasuar humbje në edicionin e ri, dy ndeshje, një fitore dhe një barazim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mister vdekja e Prigozhin, ja cilat janë ngjarjet e ndodhura mes grushtit të shtetit në Rusi dhe rrëzimit të avionit të liderit mercenar

Story i radhës

Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët: Përgatituni për stuhi shiu dhe përmbytje

Të fundit nga