Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, është krenar që importuan tre pikë nga Tbilisi.
Kombëtarja e Shqipërisë është në garë të fortë për kreun e tabelës në grupin e saj në Ligën B të Kombeve.
Pas fitores në Tbilisi me 1:0 ndaj Gjeorgjisë, rriten apetitet edhe më shumë të kuqezinjtë.
Ylber Ramadani, prej futbollistëve më të mirë të Shqipëria, ndihet sikur në qiellin e shtatë.
“3 pikë në Tbilisi. Fitore e bukur, shumë e rëndësishme mes emocioneve të jashtëzakonshme.
Krenar që jam pjesë e kësaj skuadre”, ka shkruar Ylber Ramadani në profilin e tij në facebook.
Burimi: botasot.info