xiaomi ngriti nje investim 5 5 miliarde dollare per te financuar ambicjet me makinat elektrike 67e298c41e348

Xiaomi ngriti një investim 5.5 miliardë dollarë për të financuar ambicjet me makinat elektrike

March 25, 2025
1 minut lexim

Gjiganti Kinez Xiaomi tha ditën e Marte se ka ngritur 5.5 miliardë dollarë përmes shitjes së aksioneve ndërsa kompania po shtyn përpara planet ambicioze të prodhimit të makinave elektrike.

Prodhuesi i tretë më i madh në botë i smartfonvëve shiti 800 milionë aksione pas vlera e tyre u rrit me 150 përqind në 6 muajt e fundit nisur nga entuziasmi i krijuar rreth makinave elektrike.

Mëse 200 investitorë u përfshinë në blerjen e aksioneve ku 20 prej tyre morën 66 përqind të tyre. Xiaomi tha se investimi i ngritur do të përdorej për të mbështetur ekspansionin e biznesit si dhe në kërkim dhe zhvillim teknologjik.

Xiaomi filloi prodhimin e makinave elektrike vitin e kaluar me lançimin e veturës SU7 një kthesë e madhe për një kompani e cila bëri emër duke shitur smartfonë dhe pajisje elektroshtëpiake.

Në tre mujorin e katërt të vitit raportoi një rritje të ardhurash prej 50 përqind ndërsa ngriti edhe objektivat e prodhimit të makinave elektrike për 2025 nga 300 mijë në 350 mijë.

Raportoi se Xiaomi gjeneroi 4.4 miliardë dollarë të ardhura nga biznesi i saj i makinave elektrike në 2024 duke shitur 135 mijë vetura SU7. Xiaomi është shprehur se synon të fillojë shitjet e makinave jashtë Kinës në 2027. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kurti beri homazhe ne 26 vjetorin e masakres ne ternje te therandes 67e295f63bdbf
Story i mëparshëm

Kurti bëri homazhe në 26-vjetorin e masakrës në Tërnje të Therandës

ish kampioni i ufc se denohet me burg per tentim vrasje 67e299b9d1df5
Story i radhës

Ish – kampioni i UFC-së dënohet me burg për tentim vrasje

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë