Xiaomi lançon globalisht rripin popullor të fitnesit

1 minut lexim

Thuajse një muaj nga debutimi në Kinë, Xiaomi solli Smart Band 7 për tregjet globale. Modeli i ri sjell ekranin më të madh vendosur në një rrip fitnesi prej 1.62-inç.

Paneli AMOLED merr rezolucionin 490×192 piksel dhe mbështet ekranet Always-on Display (AOD) që nuk ishte e disponueshme në modelin paraardhës.

Një tjetër veçori e re është gjurmimi automatik i cili do të njoftojë përdoruesit kur niveli i oksigjenit bie nën 90 përqind.

Smart Band 7 ruan jetëgjatësinë 14 ditore të baterisë dhe karikohet me të njëjtin karikues magnetik me dy gjilpëra. Mi Band 7 ka 100 fytyra të ndryshme dhe 110+ modalitete sporti.

Sa i përket gjurmimit të shëndetit, ora mat ritmin e zemrës dhe gjurmon gjumin dhe nivelet e stresit.

Është rezistent 5ATM ndaj ujit dhe mund të gjurmoni notin pa asnjë pengesë. Versioni NFC mbetet ekskluziv për Kinën. Xiaomi tha se ka shitur mbi 1 milionë njësi në Kinë, një rekord i ri për pajisjen.

Çmimi fillon nga 60 euro ndërsa blerjet e para ofrohen për 50 euro. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Samiti i Brukselit – pikë kthese apo takim i “vonuar “për perspektivën Europiane të Ballkanit perëndimorë

Story i radhës

Gjermania përballet me mungesë të madhe punëtorësh

Të fundit nga