Xi do të marrë pjesë në Dialogun e Liderëve Kinë-Afrikë dhe samitin e BRICS-it në Johanesburg

August 18, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Kinës Xi Jinping do të marrë pjesë në samitin e 15-të të BRICS-it dhe do të bashkëkryesojë Dialogun e Liderëve Kinë-Afrikë në Afrikën e Jugut javën e ardhshme, njoftoi Pekini zyrtar, transmeton Anadolu.

Hua Chunying, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, tha në një deklaratë se Xi do të bëjë një vizitë shtetërore në Afrikën e Jugut nga e hëna deri të enjten.

Samiti do të mbahet në Johanesburg, ku presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa do të presë homologun Xi, presidentin e Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva dhe kryeministrin indian Narendra Modi nga 22 deri më 24 gusht.

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili po përballet me një urdhër arresti ndërkombëtar me akuza për krime lufte në Ukrainë, nuk do të marrë pjesë në takim.

BRICS aktualisht përbëhet nga pesë vende – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut – dhe zgjerimi i grupit pritet të jetë në agjendë.

Hua tha se Xi gjithashtu do të bashkëkryesojë me Ramaphosan Dialogun e Liderëve Kinë-Afrikë në kryeqytetin e Afrikës së Jugut. Ky do të jetë udhëtimi i dytë i presidentit Xi jashtë Kinës këtë vit, pasi ai bëri një vizitë shtetërore në Rusi në mars.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kinë, 9 të vdekur nga zjarri në një apartament

Story i radhës

Nis sot pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, policia njofton masat e marra për qarkullimin e mjeteve

Të fundit nga

​Verstappen mund të pezullohet nga GP

Max Verstappen është në prag të një pezullimi nga një garë në Formula 1, pas një incidenti të diskutueshëm me George Russell gjatë Çmimit të Madh të Spanjës të dielën e një
sqmken
ShkoLartë