“Xhuxhi budalla që dëshiron të testojë armët e tij”, rrëfehet ushtari ukrainas që i shpëtoi vdekjes

min lexim

Dhjetëra ushtarë ukrainas dyshohet se janë vrarë pasi një bazë ushtarake u sulmua në mes të pushtimit të plotë të Rusisë.

Deri në 200 trupa mendohet se kanë qenë brenda kazermave në Mykolaiv, në jug të vendit të shkatërruar nga lufta, kur ata u shënjestuan të premten, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Të paktën 50 trupa janë gjetur, tha një ushtarak ukrainas për agjencinë e lajmeve AFP.

Image

Një ushtar ukrainas shfaqet i emocionuar në skenën e sulmit. Foto: VTM

“Nuk e dimë se sa të tjerë janë në rrënoja”, shtoi ai.

Media belge VTM vizitoi skenën e sulmit me raketa dhe filmoi shkatërrimin e shkaktuar, derisa trupat e pajetë u nxorrën nga rrënojat.

Një burim në një morg i tha transmetuesit se 80 persona besohet të jenë vrarë, përcjell Bota sot.

Një ushtar i quajtur Alexander, i cili i mbijetoi sulmit, tha se ai u zgjua nga zhurma e shpërthimeve rreth orës 6 të mëngjesit.

Image

Raportohet se të paktën dy raketa goditën bazën ushtarake. Foto: VTM

Ai tha për VTM: “Dëgjova shpërthimin e parë, u zgjova dhe mora armën time dhe më pas erdhi shpërthimi më shkatërrues.

Nuk do ta harroj kurrë, ai tronditi gjithçka.

Nuk kishte më ajër për të marrë frymë. Vura këtë maskë dhe u ula më afër dyshemesë, mora armën dhe ndeza dritën në telefonin tim.

Vetëm kur dola jashtë kuptova se çfarë kishte ndodhur.”

VTM tha se të paktën dy raketa goditën bazën ushtarake.

Numri i të vdekurve nuk është konfirmuar nga autoritetet ukrainase, sepse sulmi përfshinte një vend ushtarak, sipas raporteve.

Alexander tha se kolegët e tij “vazhdojnë të vdesin për Ukrainën për shkak të një xhuxhi budalla që dëshiron luftë” dhe “do të testojë armët e tij”, në një referencë të dukshme për Vladimir Putinin.

Ai shtoi: “Nuk dua të mendoj për këtë, nuk më pëlqen të qaj, por ndonjëherë goditja emocionale është shumë e rëndë”./Botasot

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dallimet dhe ngjashmëritë e Putinit me Millosheviqin dhe Të federatës ruse me Serbinë

Story i radhës

7 cilësitë e mira që burrat kërkojnë tek gratë

Të fundit nga