Ekipi kosovar i xhudos po merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Grand Prix 2022’ që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.
Të premten, garuan Flaka Loxha dhe Distrika Krasniqi. Kjo e fundit u stolis me medalje të argjendtë, kurse Flaka Loxha u ndal në fazën çerekfinale.
Sot, në këtë garë, Kosovën do ta përfaqësojë xhudistja tjetër Laura Fazlliu e cila do të luftojnë në kategorinë -63 kilogramë.