Xhiro e fundit e rregullt në Superligën e Femrave

March 11, 2023
1 minut lexim

Në xhiron e 20-të dhe të fundit të Superligës së Femrave zhvillohet tri ndeshjet e fundit për të filluar pastaj faza e Play-Off.

Prishtina është nikoqire e vajzave të Gjilanit United Basketball të shtunën nga ora 15:00. Vajzat nga Prishtina deri tash kanë arritur 15 fitore dhe katër humbje dhe gjithashtu vajzat bardhë e kaltër presin ta mbyllin fazën e rregullt në pozitën e dytë.

Kurse United Basketball klub që u inkuadrua për herë të parë në Superligën e Femrave ka arritur të rëgjistrojë katër fitore dhe 15 humbje.

Bashkimi e mbyll sezonin e rregullt në udhëtim në Gjakovë, ku zhvillojnë ndeshjen me Vëllaznimin nga ora 16:30. Bashkimi ka arritur të fitojë 19 ndeshje në kudër të xhirove të rregullta, kurse nën anën tjetër Vëllaznimi ka regjistruar dy fitore dhe 17 humbje, duke e renditur në vendin e fundit.

Ndeshja mes Trepçës dhe Penzës do të zhvillohen të enjten (16.03.2023) dhe me këtë ndeshje mbyllet dhe faza e rregullt e Superligës së Femrave. Trepça ka regjistruar gjashtë fitore dhe 13 humbje, kurse Penza gjendet në vendin e tretë me 11 fitore dhe tetë humbje.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kjo ish-banore futet sot në “BBV Kosova”

Story i radhës

Kryetari i Butelit Kostovski AKTIV edhe për uikend. Përuroi kënd të ri lojrash për fëmijë në lagjen Shkup-Veri (FOTO)

Të fundit nga

Dinamo firmos me sulmuesin 23-vjeçar

Dinamo ka prezantuar një afrim të ri në sulm. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka gjetur gjuhën e përbashkët me Florenc Farrukun, i cili vjen nga radhët e Burrelit. 23-vjeçari është
sqmken
ShkoLartë