Albi Mall Superliga do të vazhdojë me xhiron e 17-të këtë fundjavë, ku ajo starton që nga dita e sotme (e premte).
Vetëm një ndeshje është në program për t’u zhvilluar dhe ajo do të luhet në Klinë.
Dukagjini do të jetë nikoqir i Ferizajt me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi është në pozitën e nëntë momentalisht dhe ka 17 pikë të grumbulluara dhe do synojnë rikthimin tek fitoret pas humbjes ndaj Dritës xhiron e kaluar.
Ferizaj në anën tjetër ka shtatë ndeshje pa fitore në elitën e futbollit kosovar, ndërsa së fundmi luajti baras me rezultat 1-1 ndaj kampionit aktual Ballkanit.
Duke marrë parasysh formën e dy skuadrave, si vendasit ashtu edhe mysafirët do të kërkojnë vetëm fitoren në këtë takim.
Burimi: botasot.info