Xhirimi i skenave nudo, aktori i “Euphoria”-s: Ndihem sikur po zhvishem para familjes

min lexim

Aktori i njohur i serialit “Euphoria”, Jacob Elordi ka folur gjatë një interviste për emisionin “The Ellen DeGeneres Show” se si ndihet për xhirimin e skenave nudo në serialin hit të “HBO”, i cili së fundmi transmetoi finalen e sezonit të 2-të.

Elordi luan në serialin e “Euphoria”-s si Nate Jacobs, të cilin ai e përshkruan si “një psikopat të ëmbël, të dashur, të afërt, gjigant, 18-vjeçar”.

Nate zhvishet shumë shpesh në serial, diçka që Elordi thotë se “nuk ka zgjidhje tjetër” veçse ta pranojë.

“Ai është një shakaxhi ultra-mashkullor, maço. Këta llojë djemsh, mendoj se kanë tendencën të ecin pa këmishë, kështu që është disi në rregull,” thotë ai.

Elordi thotë se e ngushëllon fakti se “ekuipazhi ka qenë i njëjtë nga sezoni i parë deri në sezonin e dytë”.

“Është si të zhvishesh para familjes, gjë e çuditshme”, thotë Elordi duke qeshur. “Është gjithmonë e çuditshme”.

Në përfundim të sezonit të dytë të “Euphoria”-s, Elordi gjithashtu tregoi se për çfarë duhet të përgatitemi në sezonin e 3-të.

“Duke pasur parasysh ndryshimet në sezonin e dytë, do të imagjinoja se [sezoni 3] do të ishte përsëri po aq tronditës”, tha ai.

“Mund të jetë përsëri si një shfaqje krejtësisht e re.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Modelja ukrainase për situatën në Kyiv: Frika mbretëron në çdo shtëpi çdo sekondë

Story i radhës

Boris Johnson: Putin tashmë ka kryer krime lufte

Të fundit nga