xhirimet e reja deshmojne se vertete po pergatitet lufte 62067044cd5ab

Xhirimet e reja dëshmojnë se vërtetë po përgatitet luftë

February 11, 2022
1 minut lexim

Xhirimet e reja satelitore të publikuara nga një kompani amerikane e teknologjisë tregojnë se po vazhdon grumbullimi i ushtrisë ruse në Krime.

Sipas mediave botërore, rusët po vendosin trupa në pjesën perëndimore të vendit dhe në Bjellorusi.

CNN thekson se ky presion i vazhdueshëm mbi Ukrainën nga tri drejtime ka rritur frikën se Kremlini me të vërtetë po planifikon pushtimin.

Një numër i madh i ushtarëve dhe pajisjeve janë vërejtur në incizimet e Krimesë të cilat po i bën kompania “Maksar”, tha drejtori i kësaj kompanie, Stephen Wood. Forcat janë dislokuar në aeroportin Oktyabrsky, në veri të kryeqytetit të Krimesë, Simferopol.

“Maksar” vlerëson se në aeroport janë dërguar më shumë se 550 tenda të mëdha ushtarake dhe qindra automjete. Trupat dhe pajisjet po dërgohen gjithashtu në vende të tjera në Krime, duke përfshirë Novoozerna, ku supozohet se ndodhet një numër i artilerisë dhe po kryhen stërvitje ushtarake.

Kompania thekson se dërgimi i pajisjeve është vërejtur jo shumë larg qytetit Slavna në veriperëndim të Krimesë.

Grumbullimi i ri i trupave në Krime vjen në një kohë kur luftanijet ruse, duke përfshirë anije të mëdha amfibe, po arrijnë në Sevastopol, portin kryesor të Krimesë.

“Maksar” gjithashtu ka vërejtur në Bjellorusi atë që quhet dërgimi i ri i trupave, automjeteve ushtarake dhe helikopterëve në aeroportin Zyabrovka pranë qytetit të Gomel, rreth 25 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Këta janë helikopterët e parë që janë parë në zonë. Gjithashtu duket se në afërsi është ngritur edhe një spital fushor.

Image

Pamej nga xhirimet satelitore

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kush mund ta dobesoje me shume shtetesine e kosoves 62067042d0a0f
Story i mëparshëm

Kush mund ta dobësojë më shumë shtetësinë e Kosovës?!

grate e ketyre 3 shenjave dine tu dhurojne burrave te tyre nje martese te lumtur 620670471243d
Story i radhës

Gratë e këtyre 3 shenjave dinë t’u dhurojnë burrave të tyre një martesë të lumtur

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Isak Hoxha

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Prof. Dr. Isak Hoxha, një nga figurat e shquara të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës. Për dekada me radhë ai dha

Këto janë specifikat e modelit të ri të Iphone?

Apple është në prag të një tjetër kapitulli historik në industrinë e teknologjisë, ndërsa i afrohet 20-vjetorit të iPhone. Sipas raportimeve të fundit nga Bloomberg, kompania po punon intensivisht për një model
ShkoLartë