xhevat rushiti ne krye te dinamos 685c88bf2b341

Xhevat Rushiti në krye të Dinamos

June 26, 2025
1 minut lexim

Xhevat Rushiti merr drejtimin e Dinamos së Ferizajt. 

Lajmi bëhet i ditur nga klubi.

“Është një ditë me rëndësi të veçantë për klubin tonë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të bordit drejtues, u mor një vendim i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për të ardhmen e klubit tonë.

Me votë unanime, u zgjodh kryetari i ri i klubit – biznesmeni i njohur dhe përkrahësi i madh i sportit, z. Xhevat Rushiti.

Ne jemi të bindur se me këtë udhëheqje të re, do të arrijmë rezultate pozitive në fushën e lojës dhe jashtë saj.

E ardhmja e klubit po ndërtohet mbi një themel të ri: besim, unitet dhe vizion të qartë.

Tashmë, fokusi ynë është te puna. Nesër priten lajme të mira – skuadra jonë po rikthehet me më shumë vullnet, më shumë përgatitje dhe me një dëshirë të madhe për t’i rikthyer rezultatet edhe më të mira”, njofton FC Dinamo.

Burimi: botasot.info

EVN MACEDONIA

VERO JUMBO MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u rrezua teksa po eksploronte zonen ne valbone policia transporton ne spital turistin 685c88477ea02
Lajmi i mëparshëm

U rrëzua teksa po eksploronte zonën në Valbonë, policia transporton në spital turistin

gabim e ki nese menon qe fiton dada raze krasniqi flet per deklaratat e lladrovcit 685c88c27e794
Lajmi i radhës

“Gabim e ki nëse menon që fiton Dada Razë”, Krasniqi flet për deklaratat e Lladrovcit

Të fundit nga

ShkoLartë