U rrëzua teksa po eksploronte zonën në Valbonë, policia transporton në spital turistin

June 26, 2025
1 minut lexim

Policia njoftoi sot se “rreth orës 16:30, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se në fshatin Kukaj, Valbonë, shtetasi I. H., banues në Kosovë, duke eksploruar zonën ishte rrëzuar dhe për pasojë kishte dëmtuar këmbën”.

Pas njoftimi “shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë”.

“Pas dy orësh kërkimesh shërbimet e Policisë, lokalizuan turistin, i cili u transportua nga shërbimet e Policisë deri në rrugën e makinave dhe më pas u transportua drejt spitalit me autoambulancë”, njoftoi policia.

Sipas policisë “turisti ndodhet në Spitalin e Tropojë, jashtë rrezikut për jetën”.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës është e angazhuar maksimalisht në përmbushje të detyrave për garantimin e rendit dhe sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe në ndihmë të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve në rast nevoje

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Thyerje zemrash në horizont! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 26 qershor

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon konferencën ndërkombëtare “Shëndeti mendor në institucionet e privimit të lirisë: Roli i MKP-ve në mbrojtjen e të drejtave si dhe sigurimin e mbikëqyrjes efektive”. (Hotel “Emerald”,
ShkoLartë