Kombëtarja e Zvicrës është mposhtur me rezultat 2:0 nga Gana, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Abu Dhani.
Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u paraqitën titullarë.
Futbollisti Shaqiri tha mes të tjera se nuk është rezultati që donin: “Është bukur të rikthehesh në fushë.
Në këto kushte (nxehtësia) sigurisht jo aq e lehtë. Por nuk është rezultati që donim. Dje kishim një udhëtim të gjatë.
Ne po përpiqemi të bëjmë më mirë dhe të luftojmë. Ka pak gjëra për të përmirësuar. Shpresoj që skuadra të jetë gati”.