Futbollisti Xherdan Shaqiri ka startuar nga minuta e parë por me Baselin pësuan humbje si vendas në derbin e madh të Zvicrës.
Zurich u tregua “macja e zezë” për Baselin e Shaqirit, duke e mposhtur me rezultat 2:0 në takimin e javës së 7-të.
Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti u paraqitën titullarë për Baselin dhe Mirlind Kryeziu për Zurich-un.
E veçanta është për Taulant Xhakën që sonte regjistroi ndeshjen e 400 në Zvicër. Ai futet në lojë në minutën e 74-të por dot nuk e ndihmoj Baselin për të shkrirë rezultatin e rivalit.
Zurich ka vazhduar serinë pa humbje, 4 fitore e 2 barazime dhe 1 ndeshje më pak.
Ajeti është zëvendësuar në minutën e 67-të.
Lindrit Kamberi futet në lojë në minutën e 46-të dhe Bledian Krasniqi nga e 67-ta në radhët e Zurich-ut.
Zurich kryeson me 14 pikë dhe ka 4 më shumë se Baseli në pozitën e pestë (3 fitore, 1 barazim e 3 humbje).
Burimi: botasot.info