Xherdan Shaqiri: Ishte vërtet vapë! Xhaka tregon një detaj tjetër  

min lexim

Termometri tregoi 32 gradë të enjten në stadiumin “Zayed Sport City”, kur kombëtarja zvicerane testoi forcat kundër Ganës dhe në vapën e Abu Dhabit një javë para fillimit të Kupës së Botës, ata pësuan humbje me rezultat 0:2.

Është kaq vapë gjatë lojës, saqë lojtarët rezervë nuk ulen si zakonisht në stolin e zëvendësuesve, por vendosen në tribunat me hije, shkruan mediumi zviceran “20min”.

Nga ana tjetër, trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, duhet të durojë nxehtësinë. Pas ndeshjes ai e pranon: “Ishte diçka krejtësisht ndryshe nga ajo kur bie mbi 30 gradë në Zvicër në verë”, thotë Yakin. 

“Kjo është arsyeja pse ndeshjet si kjo janë të rëndësishme”, tha më tej. 

“Aklimatizimi ishte më i vështirë nga sa e kishim menduar”, tha kapiteni Granit Xhaka. “Por gjëja më e rëndësishme sot ishte që të gjithë mundën të largoheshin përsëri të shëndetshëm nga fusha. Do të jemi gati kundër Kamerunit”, ka premtuar Xhaka.

Edhe Xherdan Shaqirit i është dashur të përballet me temperaturat e larta. Ishte vërtet vapë”, tha me buzëqeshje 31-vjeçari. “Por, për t’u mësuar, ndeshjet testuese si sot janë shumë të rëndësishme”.

Mund të ndodhë që të humbisni diçka të tillë, tha Shaqiri. “Tani është koha për të parë disa gjëra në stërvitje”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pushteti e lëshon “grepin”, tenton të kap mediat me para të qytetarëve!

Story i radhës

Pas Polonisë, edhe Finlanda do të ndërtojë gardh me gjemba në kufirin me Rusinë

Të fundit nga