Cristiano Ronaldo luajti me shumë mundësi ndeshjen e tij të fundit në një Kupë Bote.
Sulmuesi portugez largohet nga Katari me lot në sy, teksa u eliminua nga Maroku në çerekfinale. Drilon Xhepollari shpreh kritika për mënyrën se si 5 herë fituesi i Topit të Artë u trajtua nga Kombëtarja luzitave.
Gazetari ka thënë në studion e emisionit “Botërori Katar 2022” se Ronaldon e detyruan të mbyllte me lot. Sipas tij, një lojtar që ka dhënë gjithçka nuk mund të lihet si zgjedhje e dytë.
“E detyruan ta mbylli kështu. Ai është mbreti i Portugalisë. Si mund të trajtohet kështu?
Ky Ramosi që hyri dhe bëri tre golat (kundër Zvicrës), ku ishte?
Një lojtar të këtyre përmasave ose e merr, ose nuk e merr fare në këto kompeticione. Nuk e merr për të qenë gomë rezervë.
U ndje I tradhëtuar nga ekipi, nga gazetat portugeze që bënin sondazhe“, ka thënë Drilon Xhepollari.