Xhensila Myrtezaj mban koncert më 28 korrik në Tiranë

July 25, 2022
1 minut lexim

Në kuadër të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA, më 28 korrik do të zhvillohet një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se në këtë koncert do të marrë pjesë këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj.

“Xhensila do të jetë në shesh. Bashkë më 28 korrik, me super koncertin në sheshin “Skënderbej”, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Evropian vjet më pas”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Shqipëria dhe BE mbajtën në 19 korrik Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes tyre në Bruksel, që shënoi edhe hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jahjaga takon gratë afgane të ardhura në Shqipëri gjatë vitit të kaluar

Story i radhës

Ruskovska për ankesën e Muaremit: Ky është presion i drejtpërdrejtë ndaj prokurorisë dhe gjykatës

Të fundit nga

Si të ndaloni të qenët person toksik?

Të jesh i/e vërtetë me veten për ndjenjat e tua, sado të vështira të jenë i bën mirë raportit me veten tuaj. Njerëzit toksikë i duan dramat. Të bësh thashetheme, t’u tregosh

Asambleisti i PDK-së aderon në partinë e Limajt

Asambleisti i deritashëm i PDK-së në Malishevë, Sadik Vrenezi i është bashkuar NISMA-s Socialdemokrate. Lajmin e ka bërë të ditur, partia e Fatmir Limajt në Malishevë. Postimi i plotë: Asambleisti i PDK’së
ShkoLartë