xhensila dhe lila sjellin kengen e re premtimi 6a53d53cca437

Xhensila dhe Lila sjellin këngën e re “Premtimi”

July 12, 2026
1 minut lexim

Xhensila Myrtezaj ka publikuar këngën e saj më të re, “Premtimi”, një projekt që e cilëson si një nga më të ndjerët që ka realizuar ndonjëherë.

Kënga vjen si një bashkëpunim me artisten greke Lila Trianti, duke sjellë një ndërthurje të dy kulturave muzikore.

Përmes një postimi në Instagram, Xhensila ka ndarë emocionet e saj për këtë projekt, duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuuan në realizimin e tij.

“Sot po publikoj një nga këngët më të ndjera që kam bërë ndonjëherë ‘Premtimin’”, ka shkruar ajo, duke shprehur mirënjohjen për artisten Lila Trianti, të cilën e ka cilësuar një bashkëpunëtore të jashtëzakonshme që i ka dhënë shpirt këngës.

Xhensila ka falënderuar gjithashtu producentin e saj për punën dhe përkushtimin në krijimin e tingullit të këngës si dhe ekipin vizual që qëndron pas klipit.

“Premtimi” vjen me një atmosferë ritmike dhe verore, plot ngjyra e energji, duke sjellë një tjetër kapitull muzikor në karrierën e Xhensilës dhe një bashkëpunim që lidh skenën shqiptare me atë greke.

Tani është i publikuar në YouTube, ku besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulme te reja ne gaza pese viktima mes tyre edhe nje vajze 9 vjecare 6a53d472a93bd
Lajmi i mëparshëm

Sulme të reja në Gaza, pesë viktima mes tyre edhe një vajzë 9-vjeçare

konfiskohen 13 licenca per kultivimin e kanabisit per qellime mjekesore dhe 40 tone marihuane 6a53d7e4778fb
Lajmi i radhës

Konfiskohen 13 licenca për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe 40 tonë marihuanë

Të fundit nga

ShkoLartë