xhaxhai i georgina rodriguez grua e lig sapo e takoi ronaldon na harroi 61eec5114bc6d

Xhaxhai i Georgina Rodriguez: Grua e lig, sapo e takoi Ronaldon na harroi

January 24, 2022
1 minut lexim

Pak ditë para premierës së dokumentarit për jetën e partneres së Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, xhaxhai i vet e ka akuzuar modelen se i ka harruar familjarët e vet ditën që e kishte takuar yllin e Manchester Unitedit.

Ky dokumentar i quajtur “Unë jam Georgina”, do të flasë për jetën e modeles bashkë me Ronaldon dhe fëmijët e tyre.

Ndërkohë, xhaxhai i saj, Jesus Rodriguez, e ka fajësuar Georginan se ua ka kthyer shpinën familjarëve pasi është takuar me futbollistin milioner.

“Asaj mund t’i vijë turp nga ne dhe mund ta cilësojë veten më të mirë se ne, sepse ne nuk jetojmë në luks sikur ajo”, ka thënë xhaxhai i Georginas, Jesus Hernandez.

“Kurrë nuk i kam kërkuar asaj ndonjë gjë. Ajo më ka telefonuar vetëm një apo dy herë që prej se e kuptova se po takohej me Ronaldon. Unë kujdesesha për Georginan dhe motrën e saj, i blija atyre rroba, i paguaja faturat e tyre të rrymës dhe ujit”, theksoi ai.

“Unë i bëra të gjitha. Georgina jetoi me mua gjatë viteve të adoleshencës së saj deri në ditën kur ma kthyen baxhanakun në Argjentinë”, shtoi ai.

Babai i Georginas, Jorge Rodriguez, u arrestua dhe u burgos për 10 vjet për trafikim të drogës dhe tentimit të dështuar për të futur vjedhurazi kokainë në Francë nga Spanja.

Jorge vdiq në moshën 70-vjeçare në vitin 2019.

“Askush nuk na tregoi se Jorge kishte vdekur. Nuk e di pse Georgina nuk na tregoi. Jam përpjekur ta kontaktoj atë”.

“I kam shkruar Cristianos në Facebook, ‘Ju e keni gruan më të lig përkrah jush. Po deshët ta dini, më kontaktoni mua dhe unë do t’ju tregoj’”. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

d188d0b0d0b1d0b0d0bdd0b8 d0bfd0bed198d0b0d0b2d0b8d182d0b5 d0bdd0b0 d0b1d0b8d0bbd0be d0bad0bed198 d0b2d0b8d0b4 d0bdd0b0 d0b5d0bad181d182 61eec4596bd86
Story i mëparshëm

Шабани: Појавите на било кој вид на екстремизам во Северна Македонија се намалени

vitin e kaluar jane gjobitur 468 shofere ne tetove drejtonin automjetet ne gjendje te dehur 61eec98579872
Story i radhës

Vitin e kaluar janë gjobitur 468 shoferë në Tetovë, drejtonin automjetet në gjendje të dehur

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë