Tritoli tronditi gjatë natës Shkodrën. Lënda plasëse shpërtheu në banesën e efektivit të policisë Pëllumb Vukaj. Gazetari Simon Shkreli raporton se Vukaj është efektiv i krimeve në DVP Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri. Lënda plasëse është vendosur në murin e banesës së efektivit.
Nga pamjet shihet se tritoli ka shkatërruar gjithçka në banesën e polici. Gjithashtu nga shpërthimi është dëmtuar edhe mjeti tip “Benz”, i cili ishte parkuar në oborr.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.