Xhaka zbulon arsyen pse iku nga Arsenali

October 2, 2023
1 minut lexim

Mesfushori i Zvicrës Granit Xhaka ka folur edhe njëherë për ish-skuadrën e tij, Arsenalin.

Xhaka u largua nga Arsenali verën e kaluar për të kaluar tek Bayer Leverkusen në Gjermani, ndërsa ka thënë se koha e tij në Arsenal kishte prekur fundin dhe nuk mund të vazhdonte më tutje duke shtuar se në “Emirates” ishte një kaos i vërtetë.

“Koha ime në Arsenal kishte mbaruar, kjo ishte e qartë kështu që vendosa të largohem, pasi mund të punosh në paqe këtu në Leverkusen. Këtu nuk ka kaos, klubet e tjera janë më shumë në fokus. Te Arsenali presioni është i ndryshëm.

Por ne kemi ambicie të larta pasi kemi potencial të madh në skuadër”, tha Xhaka për “NZZ”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

MPB: Është arrestuar 23-vjeçari, u kap me 320 litra alkool të padeklaruar

Story i radhës

Disa nga fakultetet e Vlorës në krizë! Pësojnë rënie të studentëve, infermieria më e kërkuar

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë