Xhaka vazhdon traditën, lojtari i parë që zverdhet këtë sezon në Premier Ligë

1 minut lexim

Sezoni i ri i Premier Ligës ka filluar me ndeshjen mes Crystal Palace e Arsenalit, aty ku mysafirët e gjejnë vetën në epërsi prej një goli.

Gabriel Martinelli zhbllokoi rezultatin në minutën e 20’, duke e kaluar Arsenalin në epërsi prej 1:0, gol ky me të cilin përfundoi edhe pjesa e parë.

Titullar në këtë përballje për “Topçinjtë” është edhe mesfushori zviceran me prejardhje kosovare, Granit Xhaka, i cili e ka nisur sezonin e ri me traditën e tij të vjetër.

Xhaka është bërë lojtari i parë i këtij sezoni të ri të Premier Ligës që është zverdhur, pasi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 44’ për simulim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E keni vënë re? Të gjithë po përtojnë të shkruajnë mesazhe

Story i radhës

Petrit Vasili reagon ndaj deklaratave të Fatos Klosit

Të fundit nga