Xhaka befason

July 20, 2022
1 minut lexim

Futbollisti Granit Xhaka ka qenë shumë pranë largimit nga Arsenali për t’u transferuar te Roma sesionet e kaluara të merkatos. Mesfushori me origjinë shqiptare ka folur për mikrofonat e “ESPN” për prapaskenat e kësaj tratative dhe arsyet përse qëndroi te “Topçinjtë” e Londrës:

“Pa Mikel Artetën nuk do të isha më në këtë klub. Më ndihmoi shumë. Më mori mënjanë dhe më ndihmoi edhe me tifozët.

Kam pasur shumë fansa, por duhet të them se Arteta është një nga më të mirët që kam pasur ndonjëherë.

Isha shumë pranë transferimit te Roma. Nuk kalova te verdhekuqtë sepse Arteta dhe drejtori teknik Edu nuk më lanë që të largohesha, dëshironin që të qëndroja këtu.”, përfundoi Xhaka.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Arsenalit në Premier Ligë, Granit Xhaka u aktivizua gjithsej në 27 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar 2 asiste.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Samsung konfirmoin evenimentin Unpacked më 10 Gusht

Story i radhës

Dhunoi djalin e tij, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Të fundit nga

ShkoLartë