xhaferri lista e ps me emra te vjeter lista e pd fituese e zgjedhjeve sjell rotacionin politik ne shqiperi 67d88d1c76018

Xhaferri: Lista e PS me emra “të vjetër”! Lista e PD fituese e zgjedhjeve, sjell rotacionin politik në Shqipëri

March 17, 2025
1 minut lexim

Në një intervistë për emisionin Open në News 24, Besart Xhaferri, kreu i FRPD, komentoi listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e ardhshme, duke vënë në dukje disa dallime mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Xhaferri theksoi se lista e PS përbëhet kryesisht nga emra të njohur dhe të vjetër, duke përfshirë ish-ministra dhe drejtorë të administratës shtetërore, si ata të Tatimeve dhe Ujësjellësve. Ai e cilësoi këtë listë si të mangët në aspektin e rinovimit, duke përmendur se vetëm një numër i vogël prej më pak se 10 emrash të rinj janë futur në skenën politike.

Nga ana tjetër, Xhaferri theksoi se lista e PD përbën një alternativë më të freskët dhe ka potencial për të fituar zgjedhjet dhe për të sjellë rotacionin politik në Shqipëri.

Kreu i FRPD Besart Xhaferri: Lista e PS është e vjetër, emra ministrash dhe drejtorësh Tatimesh e Ujësjellësish. Ka disa risi, por janë më pak se 10 emra të rinj që futen në skenën politike. Nga ana jonë, janë 9 kandidatë si emra të rinj në listën e mbyllur. Ne kemi edhe drejtues politik, siç ka bërë PS dhe kemi vendosur edhe nga Primarja. Lista e PD mendojmë se është fituese, që do të sjellë rotacionin në Shqipëri. Kush është i ri? Igli Hasani, Albana Koçiu, Adea Pirdeni? Nuk ka marrë vetëm Rama emra nga PD. Edhe ne kemi marrë nga koalicioni i majtë, PDIU që ka qenë aleate e PS-së. Vetëm 40 përqind të grupit parlamentar të PD-së është në listë të mbyllur.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

i pushoi zemra nga stresi qytetaret i thone lamtumire shoferit te ambulances 67d887b9ebda6
Story i mëparshëm

“I pushoi zemra nga stresi”, qytetarët i thonë lamtumirë shoferit të ambulancës

ministrja e drejtesise reagon qe specialja spo i jep leje hashim thacit per varrimin e babit absurde e padrejte 67d896a67e16b
Story i radhës

Ministrja e Drejtësisë reagon që Specialja s’po i jep leje Hashim Thaçit për varrimin e babit: Absurde, e padrejtë

Të fundit nga

Mbappe e konteston Topin e Artë të Rodrit

Kylian Mbappe është rikthyer të flasë për Topin e Artë të vitit 2024, të cilin e fitoi spanjolli Rodri. Ndonëse favorit deri në ditën e fundit konsiderohej Vinicius Junior, në fund trofeu
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë