Xhaferi:Pr/ligji për qeveri është në përkthim

Kërkesa e VMRO-DPMNE-së u refuzua nga kryepralamentari Talat Xhaferi, me arsyetimin se pr/ligji është në përkthim dhe ende nuk u është dorëzuar deputetëve, gjë që përbën kusht për futjen e një projekt ligji në rend dite.

“Ligji nuk është distribuar te deputetët dhe gjendet në përkthim dhe besoj se shpejt do të përkthehet prej shërbimeve. Procedura ligjvënëse, siç e dini, fillon me shpërndarjen e propozim ligjit deri te deputetët dhe nga ai moment kur të shpërndahet te deputetët fillojnë afatet ligjvënëse. Kështu që për atë arsye nuk ka parakushte për t’u vënë në votim, propozimi.”,- u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Xhaferi sqaroi se ligji bazë është miratuar me përkrahjen e katër partive më të mëdha politike dhe konsideron se nismës do t’i bashkëngjiten edhe partitë e tjera, që janë deklaruar pro ndryshimit të Ligjit për Qeveri, përkatësisht kundër qeverisë transitore, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bashkëshortja e Shpat Kasapit rrëfen momentet kur solli në jetë djalin: Pas këtij momenti…

Story i radhës

Shkëmbi i rrezikshëm në Matkë, QMK: Qytetarët të mos lëvizin rreth shkëmbit

Të fundit nga