Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka uruar festën e Fitër Bajramit. Xhaferi shkruan se shpreson se në periudhën që e lëmë pas, në muajin e Ramazanit, arritëm të nxjerrim më të mirën nga vetja jonë. Ai apelon të ndajmë tryezën e sotme me të gjithë.
“Ndjenja solemne dhe rrezatimi i ngrohtë depërton në zemrat dhe shtëpinë e secilit. Shpresoj se në periudhën që e lëmë pas, arritëm të nxjerrim më të mirën nga vetja. Se arritëm të ndajmë me të afërmit, me të njohurit dhe nevojtarët fjalë shprese, vepra solidariteti, respekti dhe mirëkuptimi, por mbi të gjitha, të ndajmë tryezën dhe gjithë që kemi. Mirëqenia ekonomike dhe ngrohtësia familjare le të sundojë në çdo shtëpi në këtë ditë të madhe. Për shumë vjet Ramazan Bajrami!”- shkruan Xhaferi.
Burimi: TV21