Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi sot e pranoi Nismën qytetare për shpalljen e referendumit të detyrueshëm në nivelin shtetëror për shfuqizimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë (të publikuar në Gazetën Zyrtare numër 12/2018 prej më 18.01.2018) dhe për të njëjtën i dërgoi përgjigje propozuesit tëi autorizuar, Prof. Dr. Hristijan Mickovski.
Xhaferi në arsyetimin e tij thotë se nisma është në kundërshtim me Kushtetutën.
“Nisma nuk është në përputhje me nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe me nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Respektivisht, në nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktuar se Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në përputhje me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Në nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e Kushtetutës është përcaktuar se vlera themelore e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut është edhe respektimi i normave të pranuara të përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare.