Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 31 vjetorin si shtet i pavarur. Përmes referendumit të 8 shtatorit të vitit 1991 vendi u shkëput nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, qytetarët vendosën për shet të pavarur dhe sovran.
Sot, vendi është anëtar i NATO-s dhe pas shumë sfidave këtë vit filloi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së RMV-së kryeparlamentari Talat Xhaferi kërkoi stabiletet politik, unitet dhe respektimin e përcaktimeve kushtetuese por tha se sfidat e kohës duhet marrë seriozisht.
Xhaferi ka theksuar se procesi i integrimeve evropiane nuk ka alternative, vendi po bën hapat e fundit andaj nuk ka kthim prapa.