Xhaferi: Nuk do të ketë seancë të komisionit për zgjedhje dhe emërime

February 24, 2022
1 minut lexim

Deputeti Fadil Zeneli deri më 9 dhjetor 2021 ka qenë nënkryetar i Parlamentit, përfaqësues i shumicës parlamentare. Pas formimit të shumicës së re parlamentare, me çka Alternativa iu bashkua shumicës, ndërsa Besa opozitës, në këtë komision shumicë kanë partitë opozitare me deputetin e Besës, Fadil Zeneli, që sipas Xhaferit, është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

“Deputet i shumicës cilido qoftë ai, në rastin konkret Fadil Zeneli, nëse ka ndërruar status të veprimit të tij të mëtutjeshëm si opozitar, nuk ka të drejtë të bartë funksionin e anëtarit e komisionit përkatës si përfaqësues i opozitës, për faktin se ndikon në disbalancë të asaj që është raporti i pjesëmarrësve të deputetëve ose grupeve parlamentare”, shpreh kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ai tha se, në secilin koordinim javor të rregullt, përpjekjet e tija kanë qenë që partitë politike, përkatësisht grupet parlamentare të reflektojnë konform asaj çka janë përgjigjet dhe përcaktimet e rregullores së punës së parlamentit.

Partitë opozitare në Kuvend i kanë dorëzuar ditë më parë kërkesë kryetarit të Kuvendit që urgjentisht të caktojë seancë të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, ku duhet të propozohen gjykatësit e ri kushtetuese. Kjo seancë ka filluar në qershor të vitit të kaluar, por puna e komisionit është bllokuar pas zgjedhjeve lokale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pro apo kundër martesave të së njëjtës gjini?

Story i radhës

Kriza Rusi-Ukrainë, intensifikohen sulmet kibernetike

Të fundit nga

ShkoLartë