Në koordinimin e sotëm të rregullt të caktuar nga Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, të pranishëm ishin nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, koordinatorët e Grupeve Parlamentare të VMRO DPMNE-së Nikolla Micevski; të LSDM-së, Jovan Mitreski; të BDI-së, Arbër Ademi dhe Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, si edhe përfaqësues të partive politike BESA, Alternativa dhe Levica.
Në lidhje me pikën Informata për përmbajtjen e propozim-kornizës së negocimit dhe diskutimit që u zhvillua në lidhje me këtë pikë, Kryetari theksoi se në pajtim me nenin 185 të Rregullores së Kuvendit, Kryetari e shpërndan Informacionin te deputetët në formën në të cilën është pranuar dhe nuk ka kompetencë të ndërhyjë në përmbajtjen e tij. Në të njëjtën kohë, nuk ka dispozitë në Rregullore e cila i mundëson Kryetarit ta kthejë Informacionin te propozuesi.
Sipas procedurës, Informacioni që është në rend dite në seancën plenare, miratohet me marrjen e Konkluzave në raport me Informacionin. Përfaqësuesi i Qeverisë, Bojan Mariçiq u përgjigj se do i transmetojë qëndrimet e opozitës dhe informacionet nga koordinimi në Qeveri për nevojën për plotësimin e Informacionit me materialet që kanë qasje publike për gjithë opinionin, a në Informacion janë theksuar si referencë. Në pajtim me Rregulloren, Kryetari do të informojë në mënyrë përkatëse për datën e përcaktimit të seancës plenare në rendin ditor e të cilës do të jetë Informacioni. Për sot është përcaktuar seancë plenare me një pikë në rend dite, Rebalanci i Buxhetit, për të cilën debati do të zgjasë deri më 5 ditë. Me respekt, Kabineti i Kryetarit të Kuvendit.