ramazani 2022 uron kryeparlamentari talat

Xhaferi: Nëse bllokohet Kuvendi nuk do të bëj luftë, do të veproj sipas Rregullores

May 4, 2022
1 minut lexim

Pas paralajmërimit të kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për bllokim të Kuvendit, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, tha se do të veprojë sipas Rregullores dhe se “nuk do të bëjë luftë”.

Ai theksoi se çdo parti është përgjegjëse para qytetarëve për veprimet e veta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kuvendi vepron sipas Rregullores, nëse ka amendamente do të shohim se si do të kalojnë ligjet në komisione, nëse ka filibastering, sa mund të flasin deputetët, ja 120 deputetë që do të flasin për 10 minuta. Do të shohim nëse do të hapet debat në seancë plenare apo jo”.

“Unë do të punoj sipas Rregullores, nuk do të ketë luftë, do të shohim si do ta detyrojnë. Jo vetëm Kuvendi, por edhe institucionet tjera duhet të mendojnë për pasojat, sepse në një rast të tillë nuk është vetëm bllokadë e Kuvendit por edhe e shtetit”, theksoi Xhaferi.

Ai gjithashtu theksoi se nëse vjen deri te bllokimi i Kuvendit, nuk e ka ndërmend të thërrasë takim liderësh.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

handcuffs
Story i mëparshëm

Kishte ikur nga burgu, shkupjani arrestohet në Strugë

uplift western balkans ne finalen central european startup awards krahas akseleratoreve me ne ze te evropes qendrore 62726dbadd2ac
Story i radhës

Uplift Western Balkans në finalen Central European Startup Awards krahas akseleratorëve më në zë të Evropës Qendrore

Të fundit nga

Gjatë natës gjysma e Maqedonisë pa rrymë!

Gjysma e Maqedonisë ka mbetur pa energji elektrike gjatë natës. Në disa pjesë të vendit, energjia elektrike është kthyer sot në mëngjes rreth orës 6. Pa energji elektrike ka qenë edhe Shkupi.

ChatGPT dhe ekipet vetëvendosin norma sjelljeje

Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur
ShkoLartë