Xhaferi në konferencë në Parlamentin Evropian në Bruksel

November 29, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën “Mbështetje e demokracisë parlamentare anembanë botës: “Ndërtimi i rezistencës demokratike” në organizim të Parlamentit Evropian dhe Grupit për Mbështetjen e Demokracisë dhe Koordinimin e Zgjedhjeve (DEG).

Marketing

Konferenca do të mbahet në Parlamentin Evropian në Bruksel, më 29 dhe 30 nëntor 2022 dhe e njëjta është në shenjë të shënimit të 10-vjetorit të mbështetjes së demokracisë anembanë botës.

“Kryetari Xhaferi do të ketë fjalë hyrëse në dy sesione, gjegjësisht në sesionin hyrës me temë “Dhjetë vite PE e mbështet demokracinë anembanë botës – çka arritëm dhe mësuam?” më 29 nëntor 2022 dhe në sesionin e dytë të punës me temën “Krijimi i kulturës demokratike parlamentare përmes dialogut dhe ndërtimit të konsensusit”, më 30 nëntor 2022”, informojnë nga kabineti i tij.

Prej atje shtojnë se në margjinat e konferencës, Kryetari Xhaferi do të realizojë takime bilaterale me më shumë eurodeputetë, ndër të cilët edhe deputetët Kjuçuk, Vallsman dhe Shider, të cilët janë të inkuadruar në mënyrë aktive në Dialogun Zhan Mone të Kuvendit dhe Parlamentit Evropian.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dr. Arianit Reka, i është bashkuar Aleancës për Shqiptarët

Story i radhës

Dy arsyet që shqetësojnë shkencëtarët pas tërmetit të fortë që shkundi Greqinë

Të fundit nga

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me
ShkoLartë