Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në Akademinë Solemne me rastin e 114 vjetorit të Ditës së Alfabetit tha se gjuha është pasuri e vlerave universale, vlera që respektohen në synimin e vendeve të rajonit, në Bashkimin Evropian.
“Unë me të vërtet besoj që gjuha na bashkon si komb, si ide dhe në të njëjtën kohë na mundëson bashkëpunim dhe natyrisht përparim dhe zhvillim kolektiv, këtu e kam e kam ndërmend edhe rajonin më të gjerë, gjegjësisht Ballkanin Perëndimor që është përcaktuar që moti në ndërtimin e shoqërive me vlera të pranuara universale për të drejtat dhe liritë e njeriut”, tha mes tjerash Xhaferi.
Xhaferi tha se në rrugëtimin drejt BE-së, duhet mbajtur baraspesha politike.
“Jemi në një anije, udhëtojmë drejt një caku dhe me rëndësi është që të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që ajo anije të mbajë baraspeshën e duhur”, tha mes tjerash Xhaferi.
Burimi:________