Logo
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në Shkup sot ka takuar homologun e tij kosovar, Glauk Konjufca. Xhaferi në konferencën e përbashkët për shtyp tha se në takimin është konstatuar se vazhdojmë të kemi marrëdhënie bilaterale konstruktive dhe intensive, pa çështje të hapura, me bashkëpunim në sfera të shumta me interes të ndërsjellë, gjithashtu potencoi se RMV-ja mbështet marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.
“Republika e Maqedonisë së Veriut jep përkrahje të fuqishme për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe e përshëndesim vendimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për ti dhënë mandat Këshillit Evropian të negociojë në procesin e liberalizimit për Kosovën.
Kemi qëndrim afirmativ për aderimin dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në të gjitha nismat rajonale dhe organizatat multilaterale, sepse konsiderojmë se ato forume janë vendet e vetme dhe më të përshtatshme ku mund të kontribuohet në zhvillimin e rajonit dhe ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në rajon dhe më gjerë”, tha mes tjerash Xhaferi.