xhaferi kohen per vazhdimin e seances se nderprere e cakton kryetari i kuvendit jo deputetet ne konferenca per shtyp dhe ne facebook 64e3517e980ab

Xhaferi: Kohën për vazhdimin e seancës së ndërprerë e cakton kryetari i Kuvendit, jo deputetët në konferenca për shtyp dhe në Facebook

August 21, 2023
1 minut lexim

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se në seancën për votimin e nevojës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese nuk është thirrur në nenin 165 të Rregullores së Kuvendit, përcjell TV21. Xhaferi thotë se për këtë seancë është thirrur në nenin 81 të Rregullores, që Xhaferi thotë se i jep të drejtën atij të vendos se kur do të mbyll seancën.

“Në bazë të nenit 81 të Rregullores së Kuvendit të RMV-së, paragrafi 1 i së njëjtës kam ndërprerë punimet e seancës mbas konstatimit të apsolvimit të listës së deputetëve të paraqitur për fjalë për diskutim për pikën përkatëse”, tha Xhaferi.

Xhaferi tha se gjithashtu sipas kësaj rregullore, respektivisht paragrafit 5, ai vendos se kur do të vazhdojë seanca e njëjtë, respektivisht seanca 123.

“Kohën për vazhdimin e seancës së ndërprerë, e cakton kryetari i Kuvendit, jo deputetët në konferenca për shtyp dhe në Facebook, sikur se thirren”, tha Xhaferi duke cituar paragrafin 5 të nenit 81 të Rregullores./tv21.tv

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

zelensky fqinjet e rusise jane te rrezikuar nese ukraina nuk fiton luften 64e34d7de1e53
Story i mëparshëm

Zelensky: Fqinjet e Rusisë janë të rrezikuar nëse Ukraina nuk fiton luftën

cilen pd do te regjistroje ne kqz zgjedhjet ne kukes celibashi i qendron vendimit per bashen 64e352e81e753
Story i radhës

Cilën PD do të regjistrojë në KQZ? Zgjedhjet në Kukës, Celibashi i qëndron vendimit për Bashën

Të fundit nga

ShkoLartë