Xhaferi: Ideja evropiane e 120 vjetëve më parë për liri, bashkim dhe prosperitet është tashmë e arritshme

August 2, 2023
min lexim

-Ideja evropiane e 120 viteve më parë nga Manifesti i Krushevës për liri, bashkim dhe prosperitet është tashmë e arritshme. Tani, siç besoj e dini, Republika e Maqedonisë së Veriut, qytetarët dhe para së gjithash faktorët politikë në vend janë para një vendimi tjetër të madh dhe vendimtar. A do të ecim përpara drejt integrimit euroatlantik të vendit, diçka për të cilën kemi vendosur si shtet që nga pavarësia në 1991, apo do të ngecim në rrugën e verbër ballkanike që nuk na çon askund, është një zgjedhje që duhet bërë duke kapërcyer tekat, duke kuptuar realitetin dhe duke dalë nga interesat e ngushta dhe egoiste partiake që premtojnë një të ardhme tjetër, që edhe për më optimistët është fatamorganë jorealist, tha sot nga “Meçkin Kamen” kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Siç theksoi Xhaferi në fjalimin e tij në tubimin e madh publik me rastin e festës kombëtare 2 gushti, Ditës së Republikës – Ilindenit, këto nuk janë kohë për arsyetime naive që do të sjellin pasoja jashtëzakonisht të pakthyeshme nga të cilat askush nuk do të mundet më pas të tërhiqet.

“Është koha për maturi, është koha për përgjegjësi dhe vetëdije e ndërgjegje të lartë dhe për të marrë vendimin më të mirë për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve. Sado e vështirë të jetë, megjithatë është një vendim shtetëror dhe duhet marrë përgjegjësi. Edhe nëse është me çmimin e ndonjë disfate politike në të ardhmen, me koston e pasojave pozitive apo negative, e ardhmja do të konfirmojë nëse është marrë vendimi i duhur. Sepse, në kontekstin e sotëm, nëse analizojmë vendimet e dikurshme historike, dhe kishte shumë të tilla, edhe atëherë kishte nga ata që mendonin se e kishin gabim, por koha dhe statusi aktual i njohur dhe i respektuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekstin ndërkombëtar konfirmon se ato ishin vendimet e duhura. Duke filluar nga referendumi i pavarësisë në vitin 1991, anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, anëtarësimi i plotë në Bashkimin e NATO-s, me të gjitha përfitimet që gëzojmë si anëtare”, nënvizoi Xhaferi.

Sipas tij, ne kemi një vend të përbashkët dhe të gjithë jemi përgjegjës për ta mbrojtur dhe zhvilluar atë.

“Jemi të kthyer drejt njëri-tjetrit si në të mirë ashtu edhe në të keq dhe më besoni se bashkimi – nuk ka çmim! “Është e plotë kur ka gjithçka!”, nuk është thjesht një thënie boshe. Është e plotë kur të gjithë janë të kënaqur, të lumtur, të suksesshëm, besnikë dhe punëtorë, mbi të gjitha – me dashurinë për atdheun! Dhe atdheu është vendi ku ju ndërtoni të ardhmen, rritni fëmijët tuaj, i mësoni ata të duan vendin që u dha gjithçka: respektin, drejtësinë dhe gëzimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare, punësimin, drejtësinë, jo- diskriminimi, dhënia e mundësive të barabarta dhe vlerësimi sipas të njëjtave mundësi të barabarta!”, tha Xhaferi.

Ai iu referua edhe përfitimeve të anëtarësimit në NATO, si dhe mbështetjes që vendi mori nga miqtë strategjikë dhe ndërkombëtarë.

“A do të ishim në gjendje të ishim paqësorë në kontekstin aktual të sigurisë së kontinentit evropian nëse nuk do të ishim nën ombrellën e sigurisë të NATO-s, aleancës më të fuqishme ushtarako-politike? Të mos gënjehemi, askush nuk mund të mbrohet vetë,, vetëm të bashkuar me gjithë botën e përparuar dhe demokratike jemi të fortë! Lufta në Ukrainë na bindi të gjithëve se sa shpejt gjendja e paqes dhe stabilitetit mund të ndryshojë dhe të rrisë me shpejtësi jo vetëm sigurinë, por edhe sfidat ekonomike, energjetike, ushqimore dhe të tjera në kontinent, me të cilat mund të përballemi vetëm nëse jemi pjesë familjes së madhe evropiane. Nuk mund të harrojmë mbështetjen materiale, njerëzore, infrastrukturore dhe gjithë mbështetjen tjetër që kemi marrë nga miqtë tanë strategjikë dhe ndërkombëtarë gjatë krizës shëndetësore me pandeminë e koronës, gjatë zjarreve, përmbytjeve dhe mbrojtjes së vijës kufitare gjatë fluksit të refugjatëve, theksoi kryetari i Kuvendit. 

Ai e filloi fjalimin duke kujtuar se 120 vjet më parë në Krushevë u ndez zjarri i luftës për shtet të lirë dhe të pavarur  Manifesti i Krushevit, siç përmend Xhaferi, ishte dokumenti në të cilin autorët dhe udhëheqësit e kryengritjes së Ilindenit, Nikolla Karev, Goce Dellçev, Dame Gruev, Pitu Guli dhe heronj të tjerë të njohur e të panjohur treguan se kanë vlera të zhvilluara qytetëruese dhe parime për bashkim, tolerancës dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, pavarësisht nga feja, përkatësia etnike, gjinia apo statusi shoqëror. Më shumë se një shekull më parë, me vizionin që kishin, ata folën dhe luftuan për liri, për drejtësi, për respektim të të drejtave të njeriut, për bashkëjetesë, tolerancë dhe mirëkuptim, për një shoqëri multikulturore, multietnike dhe multikonfesionale.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia nis manovra ushtarake në Detin Baltik, mes tensioneve me fqinjët evropianë

Story i radhës

Marina ruse fillon stërvitje në Detin Baltik

Të fundit nga

ShkoLartë