Xhaferi-Gir: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane

January 30, 2024
min lexim

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Dejvid Gir.

Ambasadori Gir e uroi Kryeministrin Xhaferi për emërimin e tij për Kryetar të Qeverisë, duke e theksuar mbështetjen e BE-së dhe Delegacionit në Shkup në vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e institucioneve në realizimin e agjendës evropiane të shtetit, me theks të veçantë në organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në mënyrë korrekte dhe demokratike.

Kryeministri Xhaferi shprehu kënaqësi që takimi i tij i parë është me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare është pikërisht me ambasadorin e BE-së në Maqedoninë e Veriut, që paraqet shenjë të qartë për kahun e lëvizjes së Qeverisë në periudhën e ardhshme.

Kryeministri theksoi se zgjedhjet e ardhshme janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e vendit, sepse ato do të përcaktojnë rrjedhën e lëvizjes dhe progresit në periudhën e ardhshme. Kryeministri theksoi edhe se Qeveria do të vazhdojë me të njëjtën dinamikë, përkushtim dhe në kohë ti zbatojë të gjitha proceset dhe detyrimet që dalin nga negociatat e nisura të aderimit me Bashkimin Evropian në drejtim të integrimit të përshpejtuar evropian.

Në takim theks i veçantë u vu në përkushtimin e përbashkët të Brukselit dhe Shkupit në lëvizjen e mëtejshme të suksesshme të aktiviteteve që kanë të bëjnë me Planin e rritjes të Ballkanit Perëndimor, dhe më këtë kontekst, ambasadori Gir e përshëndeti qasjen e deritanishme konstruktive të Qeverisë.

Duke e falënderuar ambasadorin Gir për mbështetjen parimore të Maqedonisë së Veriut nga BE-ja në procesin e realizimit të qëllimit strategjik të shtetit – anëtarësimit në BE, Kryeministri Xhaferi theksoi se Qeveria do të vazhdojë me aktivitetet për përparimin e demokracisë dhe sundimit të së drejtës, si edhe luftës kundër korrupsionit dhe përforcimit të shtetit juridik.

Në takim u këmbyen edhe opinione për çështjet aktuale të gjendjes së brendshme-politicki në vend dhe zgjedhjet e ardhshme. Në këtë aspekt, ambasadori Gir potencoi se BE, si edhe deri tani, do i mbështesë aktivitetet e ODIHR-it në sigurimin e misionit mbikëqyrës dhe zbatimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike presidenciale dhe parlamentare.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Putini ia jep Urdhrin e Miqësisë Vulinit

Story i radhës

Reagon MD: I kemi bërë me kohë pagesat për mbrojtjen e Thaçit, nuk paguajmë avokatë pa marrëveshje

Të fundit nga

PDK nesër mban konferencë për media

Nesër, Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Se pse do të mbahet kjo konferencë, kjo parti nuk dha ndonjë arsye. Megjithëse, ora dhe vendi dihen. Pra konferenca mbahet
ShkoLartë