“Xhaferi është autokrat”, Mickoski merr në mbrojtje Fadil Zendelin

March 2, 2022
1 minut lexim

Opozita e “bashkuar” shqiptaro-maqedone, BESA dhe VMRO-DPMNE në Kuvend kanë dorëzuar mbi 600 amendamente për të penguar shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime.

Pushteti vlerëson se opozita qëllimisht pengon punën e Kuvendit duke mos i tërhequr anëtarët nga komisionet ku nuk i takon që të ketë shumicën e anëtarëve.

Opozita vlerëson se përpjekja e shumicës në Kuvend për të shkarkuar Fadil Zendelin nga pozita e anëtarit në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime paraqet shkelje të Rregullores dhe procedurave.

Kreu i opozitës Hristijan Mickoski akuzon se shkeljen e bën kreu i Kuvendit Talat Xhaferi.

“Kur dëshiron të shkelë procedura dhe të caktojë seanca, uzurpon procedura dhe ndryshon ose shkarkon anëtarë të komisioneve. Kemi parë shumë që mendojnë se bota rrotullohet rreth tyre por ata kanë përfunduar keq, pa fytyrë dhe me turp të përjetshëm. Edhe ky autokrat nga Forina duhet të dijë se nuk është mbi ligjet dhe se Kuvendi i takon popullit”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHSUK konfirmon rënien e numrit të operacioneve

Story i radhës

​Napoli-Milan, kërkesa për bileta e jashtëzakonshme

Të fundit nga

ShkoLartë