Xhaferi: Do ta presim raportin zyrtar nga MPB për atë çfarë ka ndodhur gjatë referimit të Dimovskit

November 23, 2022
1 minut lexim

Shkup, 23 nëntor – Kuvendi do ta presë raportin zyrtar të MPB-së dhe do ta informojë opinionin përmes një kumtese që do të ndodhë të premten në seancë të mbyllur në komisionin për mbikqyrje të punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë për Zbulim, informoi sot në brifing me gazetarët, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Seanca e komisionit ishte e mbyllur për publikun, por në Youtube dëgjoheshte çfarë bisedohet, respektivisht si drejtori i ASK-së Viktor Dimovski informn për rastin me dhënien e shtetësisë maqedonase për oligarkun rus Oleksander Onishçenko, informon Zhurnal.

 

Xhaferi tha se për momentin nuk mund të zbulojë asgjë sepse duhet të vërtetohet nëse ka sulm prej jasht, nëse është përgjuar apo jo dhe nëse është bërë ndonjë gabim.

Për kërkesën e ndërtimit të një dhome shurdhe nga ana e deputetëve, kryetari i Kuvendit informoi se deri tani pesë herë është bërë thirrje për furnizim publik por përshkak mospërmbushjes së specifikimit teknik, furnizimi nuk mund të realizohet.

Afati për ankesë për thirrjen e fundit përfundon më 1 dhjetor, por si duket do të ketë edhe një thirrje tjetër. Për këtë qëllim, Kuvendi ka planifikuar 33 milion denarë, ndërsa kjo dhomë është paraparë të jetë në Kuvend, e që nuk dotë jetë afër mureve të jashtëm./Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shqipëria, një nga vendet më të lira europiane për të jetuar

Story i radhës

Ylli francez imitoi Gigi Rivan

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë