xhaferi burshakov synohet rritja e shkembimit tregtar dhe heqja e vizave me kazakistanin 691fc05809025

Xhaferi – Burshakov: Synohet rritja e shkëmbimit tregtar dhe heqja e vizave me Kazakistanin

November 21, 2025
1 minut lexim

Shkup, 20 nëntor – Kryetari i Komisionit parlamentar për Politikë dhe Tregti të Jashtme, Musa Xhaferi, ka realizuar sot një takim me ambasadorin e Kazakistanit, Satibaldi Burshakov, ndërsa shprehën kënaqësinë për takimin e tyre të parë në vitin kur shënohen 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kazakistanin dhe hapja e Ambasadës së Republikës së Kazakistanit në Shkup gjatë këtij viti.

Në këtë takin, ambasadori Burshakov informoi për jetën politike dhe shoqërore në Kazakistan, për burimet e mëdha që posedon vendi, si dhe për shkëmbimin tregtar me vendet fqinje dhe ato të tjera, përfshirë edhe Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst u diskutua për ide dhe iniciativa konkrete me qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik me vendin tonë në fusha me interes të ndërsjellë.

Si fokus i rëndësishëm për të ardhmen u theksua vendosja sa më e shpejtë e regjimit pa viza, me qëllim lehtësimin e udhëtimeve të qytetarëve, zhvillimin e turizmit dhe afrimin e popujve. Po ashtu, u propozua forcimi i marrëdhënieve parlamentare përmes vizitave dypalëshe të Komisioneve për Punë të Jashtme dhe Tregti, si dhe të Grupeve Parlamentare për bashkëpunim, propozim i cili u pranua njëzëri nga të dyja palët.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

reagim i forte nga sara gjordeni mos me uroni per shtatzeni qe sekziston 691fafb2c3cad
Lajmi i mëparshëm

Reagim i fortë nga Sara Gjordeni: Mos më uroni për shtatzëni që s’ekziston

presidenti serb vucic i paditur akuzat tronditese se turiste paguanin para per te qelluar civile ne sarajeve 691fc2c38d0d6
Lajmi i radhës

Presidenti serb Vuçiç i paditur: Akuzat tronditëse se turistë paguanin para për të qëlluar civilë në Sarajevë

Të fundit nga

Ndërron jetë Arsim Zekolli

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të publicistit Arsim Zekolli, i cili ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në moshën 60-vjeçare. Lajmin e
ShkoLartë