Kryetari i degës së Gostivarit, Valdet Xhaferi në zyrat e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar ka mbledhur në takim strukturat e BDI-së në Gostivarë.
Përpos anëtarëve të degës, në takim me strukturat kanë marrë pjesë edhe anëtarët e kryesisë qëndrore të partisë, deputetët dhe përfaqesues të pushtetit ekzekutivit të deleguar nga dega e Gostivarit.
“Gjatë mbledhjes që drejtoi Kryetari i Degës, u diskutua rreth zhvillimeve të fundit brenda partisë. Nga mbledhja që kaloi në atmosferë kontruktive dhe miqësore, u dha porosia që dega e BDI në Gostivar nga zhvillimet e fundit politike po del më e unifikuar dhe më e fortë se kurdoherë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Xhaferi.