xhafer tahiri jep doreheqje 691ee1c0e1afb

Xhafer Tahiri jep dorëheqje

November 20, 2025
1 minut lexim

Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri.

Ai sqaroi se ka dhënë dorëheqje vetëm nga kjo pozitë, kurse do të angazhohet në Kryesinë Qendrore dhe në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.

“Me shumë dashamirësi, reflektim dhe përgjegjësi të thellë politike, kam marrë vendimin të jap dorëheqjen nga detyra e Kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri”, u shpreh Tahiri ndër tjera.

Tahiri u shpreh se ky hap nuk e ndalon angazhimin e tij politik dhe besimin e tij në LDK-në.

Kujtojmë se Xhafer Tahiri kishte lidhur marrëveshje paszgjedhore me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli në zgjedhjet lokale.

Kjo gjë shkaktoi reagime të shumta, sepse LDK-ja kishte deklaruar se nuk e ka dhënë miratimin për këtë marrëveshje.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fatin e kosoves ne short mund ta percaktoje marco materazzi 691ee1b724331
Lajmi i mëparshëm

​Fatin e Kosovës në short mund ta “përcaktojë” Marco Materazzi

emri pjese e nje grupi kriminal qe trafikonte lende narkotike arrestohet me qellim ekstradimi ne itali 43 vjecari ne fier 691ee2659660b
Lajmi i radhës

Emri/ Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali 43-vjeçari në Fier

Të fundit nga

Pas Trump, Putin do të vizitojë Kinën

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Kinën shumë shpejt dhe përgatitjet për udhëtimin kanë përfunduar tashmë, ka thënë të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Putin dhe presidenti kinez, Xi Jinping,
ShkoLartë