Microsoft do të përshpejtojë kohën e ndezjes së konsolave Xbox. Në versionet e fundit eksperimentale të Xbox Dashboard, ndezja është reduktuar me afro 5 sekonda për konsolat Xbox Series X/S.
Këtë Microsoft e ka rritur duke shkurtuar animacionet e ndezjes. Testuesit e Xbox vunë re ndezjen më të shpejtë së fundi dhe Microsoft konfirmoi ndryshimet të Premten e kaluar.
Por performanca më e lartë nuk është kufizuar vetëm për konsolat Xbox Series X dhe S por edhe gjeneratat e vjetra po përfitojnë nga shpejtësia më e lartë.
Duhet specifikuar se përdoruesit e Xbox përfitojnë nga ndezja më e shpejtë vetëm nëse i kanë konsolat në Energy Saver Mode dhe jo Standby Mode.
Energy Saver mode do të thotë se konsola është plotësisht e fikur. /PCWorld Albanian